De Ligt drejt Munihut, pritet të firmos me Bajernin

Gazetari i mirënjohur Xhianluka Di Marzio ka publikuar një foto të Matijs de Ligt të shoqëruar nga e dashura e tij në aeroportin e Torinos, pak para se të niste një fluturim për në Munih për të nënshkruar me Bajernin.

Njoftimin për marrëveshjen mes palevë u bë publik disa orë më parë, ndërsa tani gjithçka duket e kryer me holandezin që ka marrë rrugën drejt Gjermanisë.

Ende nuk dihet se kur do të kryhen ekzaminimet mjekësore dhe firmosja e kontratës me klubin “bavarezet”, por gjithçka është çështje orësh.

Ndërkohë Juventusi nuk ka humbur kohë për pasuesin e tij, duke arritur një marrëveshje me Bremerin dhe duke parakaluar Interin.

LEXO EDHE:

Back to top button