Debat i nxehtë në komisionin parlamentar për sistemin politik, deputetët e VMRO DPMNE-së bllokuan foltoren
Debat i nxehtë në komisionin parlamentar për sistemin politik, deputetët e VMRO DPMNE-së bllokuan foltoren
Gazetar: Igor Stefanovski
Para deputetëve u prezantua Ligji i ri i Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, shkruan Alsat.
Por, debati nuk nisi pasi opozita bllokoi foltoren.
Ata kërkojnë që ligji për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë të mos miratohet me flamur evropian, pasi ky ligj nuk duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar.
“Sot kalojmë te pika e parë e rendit të ditës. Hap pikën e parë të rendit të ditës – Propozim ligji për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, leximi i parë”, theksoi Sonja Mirakovska, deputete e PRSD-së.
“E nderuare kolege, proceduralja ka të drejtë, para çdo gjëje tjetër”, tha Dajanço Eftimov, deputet nga VMRO – DPMNE.
“Të bëhen vërejtjet procedurale…nuk je prej dje Sonja”, u shpreh Bllagica Llasovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
“Nuk mund të hyni me ligj me flamur evropian të Komisionit për Çështje Evropiane, ndërkohë në procedurë të shkurtuar të vazhdoni në Komisionin për Sistem Politik”, tha Gordana Siljanovska Davkova, deputete e VMRO-DPMNE-së.
Debati mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës ka vazhduar edhe pasdite në seancë. Ligji i ri për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, sipas pushtetit, buron nga strategjia për reformimin e sistemit gjyqësor dhe parashikon ridefinimin e provimeve pranuese dhe përfundimtare si dhe rritje të numrit të trajnimeve për gjykatësit./ Alsat.mk








