Debat publik për ndryshimet në Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

Debat publik për ndryshimet në Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

Gazetare: Evi Shkopi

Sot u realizua debati parë publik për fazën e dytë për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuele përmes të të cilit synohet të prezantohet një mënyrë të rregulluar reklamat në kuadër të fushatave shtetërore në mediat nacionale. Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu, tha se aktualisht analizohen katër nene të ligjit, si më thelbësore, përfshirë edhe një zgjidhje për piraterinë. Ai tha se ligji është temë e ndjeshme për shumë palë, dhe në fund nuk mund të jenë të gjithë të kënaqur.

“Kemi edhe një nen ku rregullohet ai problem. Sepse siç e dini pirateria është jo vetëm në hapësirën mediatike, gjithkund proces që duhet ndiqet dhe të zgjidhet, kështu që edhe në këtë pjesë. Qëllimi i shtetit është që të krijojë politika përmes të të cilave do të jepet mundësia që të zvogëlohet apo të mënjanohet ky proces”, deklaroi Azir Aliu- ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Ivan Mirçevski, drejtor i përgjithshëm i televizionit Kanal 5, tha se më në fund shteti e kuptoi se nuk mund të jemi shteti i vetëm në Evropë ku ndalohen fushatat shtetërore, të cilat janë me interes publik.

“Konsiderojmë se nenet për priaterinë janë shumë të “buta” dhe se mund të jenë shumë më rigoroze, sepse siç e dini për momentin po na ndodh pirateri e jashtëzakonshme tek shumë operatore kabllovik në të gjithë Maqedoninë. Atje na bëhet konkurrencë e padrejtë. Kemi operatorë kabllovik, është sekret publik, që ka edhe televizion që është në kundërshtim edhe me Kodin Penal dhe Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Këto punë duhet njëherë e mirë të rregullohen”, tha Ivan Mirçevski- drejtor i përgjithshëm i TV Kanal 5.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), së bashku me shoqatat profesionale të gazetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile nga sektori mediatik reaguan lidhur me fushatat qeveritare pasi vlerësojnë se financimi i tyre me para shtetërore do të zvogëlonte pavarësinë e mediave.

Debati i dytë publik për ligjin në fjalë pritet të realizohet pasi disa javësh, ku grupet e ekspertëve do të kenë bërë ndryshimet e propozuara sot nga palët e interesuara. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button