Debati mbi emigrimin, asnjë nga kandidatët për president nuk iu përgjigjën ftesës së Taravarit

Debati mbi emigrimin, asnjë nga kandidatët për president nuk iu përgjigjën ftesës së Taravarit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Asnjë nga kandidatët për president nuk iu përgjigjën ftesës së Arben Taravari mbi debatin për emigrimin që u zhvillua sot në Tetovë. Taravari tha se pritja e tij ishte që të paktën kandidati shqiptar, Bujar Osmani të ishte prezent në debat. Sipas tij, mos interesimi për një çështje kaq të ndejshme dëshmon se kundër kandidatët nuk ofrojnë zgjidhje për parandalimin e emigracionit.

“Realisht sot pritsha që të paktën kandidati shqiptar të merr pjesë sepse po mërgojnë të gjithë, por në bazë të statistikave që kemi kryesisht mërgojnë shqiptarët, andaj mendova se sot zotëri Osmani e kishte vendin këtu, që para qytetarëve, rinisë e shoqatave të ndryshme, ti tregoj problemet se përse ndodh ky fenomen”, tha Arben Taravari. Kandidat për president i VLEN.

Taravari gjatë debatit dhe komunikimit me qytetarët tha se fenomeni i emigrimit ka ndryshuar strukturën demografike posaçërisht të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe se pushteti aktual i cili për 20 vite udhëheq me institucionet, nuk ka ndërmarrë asgjë për parandalimin e kësaj dukurie.

Ftesës së Taravarit në fakt i është përgjigjur vetëm presidenti Stevo Pendarovski ditë më parë i cili i ka treguar se nuk mund të merr pjesë në cilësinë e presidentit derisa nuk ka filluar zyrtarisht fushata. Kandidatët e tjerë kanë heshtë, ndjetë sikur heshtën edhe në thirrjen e Bujar Osmanit për iftar të përbashkët pa prezencën e Stevçe Jakimovskit dhe Biljana Vankovskas. Nga ana tjetër, Pendarovski ofroi model të ri debati presidencial duke propozuar dy master debate të stilit amerikan në fillim dhe fund të kampanjës. Për një model të tillë akoma nuk është vendosur, ndërsa sipas Pendarovksit për realizimin e tij duhet kontributi i të gjithë kandidatëve dhe prezenca e secilit me publikun e tij./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button