LSDM-ja sonte prezanton bartësit nëpër njësit zgjedhore

LSDM-ja sonte prezanton bartësit nëpër njësit zgjedhore

Gazetar: Adrian Kerimi

LSDM-ja në mbledhjen e Komitetit Qendror dhe atij Ekzekutiv pritet të cakton bartësit nëpër njësit zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit. Jo zyrtarisht emrat e lakuar janë kryesish figura të njohura aktuale dhe të kabinetit kaluar. Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski mësohet se mund të jetë bartës në njësinë e parë zgjedhore, ndërsa pas tij Monika Zajkova e PLD-ja. Në njësinë e dytë zgjedhore bartës mësohet se mund të jetë ish ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski ndërsa pas tij mund të radhitet Fatmir Bytyqi. Njësia te tretë do të ketë për bartës Sanja Llukarevskan dhe Lupço Nikollovskin, ndërsa në njësin e katër Venko Filipçe dhe Jovana Trençevska. Njësia e pestë mësohet se do t’i besohet kreut aktual të Kuvendit, Jovan Mitrevski ndërsa njësia e gjashtë zgjedhore do t’i besohet Sllavjanka Petrovskas dhe pas saj Agron Demiri.

NJZ1 Dimitar Kovaçevski
NJZ2 Oliver Spasovski
NJZ3 Sanja Llukarevska
NJZ4 Venko Filipçe
NJZ5 Jovan Mitrevski
NJZ6 Sllavjanka Petrovska

Kongresi i partiak ku pritet zyrtarizimi i të gjithë emrave të kandidatëve për deputet është thirrur më 28 mars. LSDM-ja në këto zgjedhje shkon e cunguar në koalicionin parazgjedhor pas shkëputjes së partive të caktuara dhe pas dështimit që bashkërisht me BDI-në të formojnë frontin Evropian. Jo zyrtarisht partitë turke mund t’i shkëputen socialdemokratëve, ndërsa partia rome mund ti bashkohet frontit Evropian të nisur nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button