Debuton në Champions, Arbeloa: Koha të tregojmë se kush jemi

Një nga ndeshjet më interesante në Ligën e Kampionëve është ajo mes Real Madridit dhe Monakos. Skuadra madrilène kërkon të kthejë faqe pas një muaji të vështirë, ndërkohë që për trajnerin Alvaro Arbeloa ky është një debutim në Ligën e Kampionëve si trajner i skuadrës që e ka fituar më shumë këtë turne.

Para ndeshjes ai i dërgoi një mesazh të fuqishëm tifozëve që do të jenë sot të pranishëm në “Santiago Bernabeu”. Ai u kërkoi atyre mbështetje të plotë për t’u rikthyer në garën për tituj.

 

“Kjo është një ndeshje delikate, që kërkon përqendrim dhe mbështetje nga tifozët. Fishkëllimat vetëm sa e dobësojnë Real Madrid. Ky është një turne ku ne kemi histori, ndaj duhet ta tregojmë këtë gjë në fushë. Të mos harrojmë se Real Madrid ka fituar kur është mbështetur nga tifozët”, tha Arbeloa.

 

“Kjo ndeshje mund të shënojë një pikë kthese për ne, pasi një fitore sjell qetësi dhe mbështetje, ndërsa një humbje sjell tension maksimal. Është koha të fillojmë të tregojmë se kush jemi në Champions dhe më gjerë”, tha Arbeloa.

LEXO EDHE:

Back to top button