A i edukojmë si duhet fëmijët?

A i edukojmë si duhet fëmijët?

Koncepti i familjes ka ndryshuar ndër vite dhe sfidat e prindërimit janë rritur.

E ftuar në emisionin ”Ditë e Re” në Alsat, psikologe Naile Elezi u shpreh se koncepti i familjes ka pësuar ndryshime për shkak të zhvillimeve sociale dhe ekonomike.

Më tej ajo shtoi se përpos sfidave të ndryshme me të cilat janë përballur, prindërit ballafaqohen edhe me teknologjinë si faktor ndikues në edukimin e fëmijëve.

Psikologia Elezi theksoi se komunikimi me fëmijët është çelësi i edukimit duke e cilësuar atë indikator të zhvillimit dhe krijimit të marrëdhënieve të shëndosha fëmijë-prind./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button