Dejvid Kamerun javën e ardhshme pritet ta vizitojë Shqipërin

Dejvid Kamerun javën e ardhshme pritet ta vizitojë Shqipërin

Sekretari i Jashtëm britanik, Dejvid Kamerun javën e ardhshme pritet ta vizitojë Shqipërinë. Sipas mediave britanik gjatë kësaj vizite Kamerun do të “shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”.

Kamerun do të njoftojë një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve. Tutje theksohet gjatë udhëtimit të tij, kryediplomati britanik do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar. Ndërkohë kryeministri britanik, Rishi Sunak, po përgatitet të udhëtojë në Vjenë për bisedime mbi një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm. Sunak do të takohet me kancelarin austriak në fillim të javës për të bërë presion për veprime më të ashpra për t’i mbrojtur kufijtë e Europës nga kriza e migracionit.

LEXO EDHE:

Back to top button