Dejvis: Do të ketë gola edhe ndaj PSZH-së


Bajern Munihu ka arritur që me rezultatin përfundimtar në 3-0 ta mposhtë skuadrën e Lionit dhe të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve. Pas ndeshjes foli edhe mesfushori i Bajernit, Afonso Dejvis, ku tha se e gjithë skuadra ndihet mirë, por që janë të fokusuar për ndeshjen e radhës.

“Ndihemi mirë. Të gjithë janë të lumtur dhe bëm një ndeshje fantastike. Jemi të lumtur që e arritëm atë në finale. PSZH është një ekip i mirë, tani për tani festojmë pak, por përqendrohemi në finalen e madhe. Do të jetë një lojë e mirë, do të ketë gola në atë ndeshje. Kjo është ajo për të cilën ëndërroni si futbollist, duke luajtur me më të mirët dhe kundër më të mirëve në Evropë’, tha mes tjerash Dejvis.

LEXO EDHE:

Back to top button