Deklaratat për vaksinën, presidenti brazilian vihet nën hetim

Gjykata e Lartë e Brazilit ka nisur një hetim mbi komentet e bëra nga presidenti Jair Bolsonaro, i cili pretendon gabimisht se vaksinat Covid-19 mund të rrisin mundësinë e kontraktimit të SIDA-s.

Komentet e bëra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të mediave sociale në tetor dhe janë bllokuar përkohësisht nga Facebook dhe YouTube sipas politikave të tyre të lajmeve të rreme.

Bolsonaro shpesh ka hedhur dyshime mbi efektivitetin e vaksinave. Ai tashmë po përballet me një hetim të veçantë për trajtimin e tij të pandemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button