Dekorimi për festat e fund-vitit, Shutka si Dubai

Dekorimi për festat e fund-vitit, Shutka si Dubai

Gazetar: Avni Tahiri

Shutka si Dubai. Kështu e cilësojnë banorët e Shutkës atmosferën pas dekorimit për festat e fundvitit. Në mungesë të atmosferës në sheshin e Shkupit, kreu i Shutkës u bën thirrje banorëve që të kalojnë momente festive në Shutkë.

“Përderisa qytetaret e qendrës së Shkupit ankohen se qendra duket e zymtë me ato pak dekorime për Vitin e Ri, qytetarët e Shuto Orizarit thonë se Shuto Orizari është shndërruar në Dubai për festat e fund vitit. Kurto Dudush u bën thirrje qytetarëve të Shkupit që të vinë dhe të festojnë festat e fund vitit në Shuto Orizari”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.

“A është e dekoruar Shutka për Vitin e Ri? Shutka është dekoruar, dhe gjatë natës vërtet duket si Dubai. A do festoni Vitin e Ri në qendër? Po, do të festojmë me fëmijët dhe nipat dhe çfarë ka dhënë Zoti atë”, tha një qytetar.

“Thuan se Shutka është shndërruar në Dubai. Po, ja kemi ndërtesa të Dubait këtu, ja e keni incizuar çfarë kemi kafene mbretërorë. Shutka është mirë. Është dekoruar për fund vit apo? Po është rregulluar njëherë në vit”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Është dekoruar mirë nga kryetari i komunës e bën punën e tij siç duhet”, deklaroi një qytetar.
“Po, është rregulluar gjatë mbrëmjes shumë bukur duket, ejani në mbrëmje dhe shihni sa bukur është”, tha një qytetare.

Sa i përket krahasimit të Shutkës me Dubain, kështu duket Shutka gjatë mbrëmjes.

Kurto Dudush u bën thirrje të gjithë qytetarëve që natën e Vitit të Ri të kalojnë në qendër të komunës Shuto Orizari.

Çdo vit mundohemi që të jemi më të mirë dhe ja këtë vit jemi më të mirët. Kjo ishte arsyeja që e kisha status në Facebook ku u bëra thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të Shkupit të vijnë pasi qyteti nuk është i zbukuruar dhe nuk ka programe, tek ne do të ketë programe të pasur rome dhe le të vijnë që të argëtohemi bashkë pasi ne romet jemi çdoherë gazmor dhe jemi të gatshëm për zbavitje dhe do kalojmë mirë”, deklaroi Kurto Dudush – Kryetar i komunës së Shuto Orizarit.

Dudush tha se për dekorimin e Shutkës për të pritur Vitin e Ri nuk janë shpenzuar para nga buxheti i komunës por me financim privat. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button