“Insektet”, ekspozitë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta
“Insektet”, ekspozitë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta
Me rastin e ditës Ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta u mbajt ekspozita e titulluar “Insektet” e organizuar nga Galeria Kombëtare në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve, ndërsa u përfshinë edhe nxënësit e gjimnazit Nikolla Karev, Josip Broz Tito dhe nxënësit e qendrës për Edukim dhe Rehabilitim Partenije Zografski. Sipas pjesëmarrësve projekte të tilla janë më se të nevojshme për personat me nevoja të veçanta duke pasur parasysh se ata shpesh herë mësojnë në ambiente të veçanta nga nxënësit tjerë.
“Projekti ka domethënie në shumë aspekte, parasë gjithash e pasuron procesin arsimor. Fëmijët kanë mundësi të mësojnë dhe ti zhvillojnë disa aftësi, që për fat të keq në procesin arsimor nuk mund ta përfitojnë të njëjtën. Nëse e kemi parasysh se fëmijët me dëgjim të dëmtuar jetojnë dhe punojnë më një ambient mjaft të izoluar, lidhshmëria me nxënësit e shkollave tjera në moshë të njëjtë është më se e nevojshme, do thosha edhe për nxënësit e rregullit edhe për fëmijët me nevoja të veçanta”, deklaroi Maja Dimitrov, profesoreshë. /Alsat.mk