Del në ankand regjistrimi i këngës së papublikuar të John Lennon

Një regjistrim shumë i rrallë i një interviste me John Lennon dhe Yoko Ono, i cili madje përmban një pjesë të shkurtër të pa publikuar nga ish-Beatles, do të dalë në ankand sot në Danimarkë, raporton BBC.

Pjesa 33-minutëshe u regjistrua nga katër adoleshentë 16-vjeçarë danezë mbi 50 vjet më parë dhe vetëm disa muaj para se Beatles të njoftonte ndarjen e tyre, kur çifti kaloi një periudhë në Danimarkën veriore me ish-burrin e Yoko, Anthony Cox dhe vajzën e tyre Kyoko.

Në janar 1970, një grup nxënësish shkolle u nisën për të takuar muzikantin dhe për ta intervistuar për gazetën e tyre të shkollës.

Vendasit ishin të befasuar kur zbuluan se yjet po qëndronin në Thy, në veriperëndim të Danimarkës.

Kaseta do të dalë në ankand në Kopenhagen, së bashku me një kopje të gazetës shkollore dhe 23 fotografi. Vlerësohet se mund ajo të arrijë shumën midis 32 mijë dhe 50 mijë dollarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button