Dembele: Fitimi i Ligës së Kampionëve me Barçën, është mbi të gjitha

Në një intervistë të gjatë të dhënë në “RMC Sport”, Ousmane Dembele foli gjithashtu për zgjedhjen për të qëndruar te Barcelona.

“Unë kam qenë te Barça për gjashtë vjet, kam dashur të qëndroj dhe gjithmonë i kam thënë Xavi. Pastaj janë negociatat, por kurrë nuk kam menduar të largohem nga klubi. Më kujtohet një takim me Xavin në dhjetor, ku i thashë se do të firmosja kontratën. Më pas ndodhi ajo që ndodhi, por gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj në Barcelonë”, shprehet francezi.

 

Madje anësori thotë se më shumë do ta ëndërronte më shumë triumfin në Ligën e Kampionëve se sa fitimin e “Topit të Artë” ose Kupën e Botës me Francën.

 

“Për mua, fitimi i Ligës së Kampionëve me Barçën është mbi të gjitha. Ata kanë shkuar në shtatë vite pa e fituar këtë. Kanë fituar La ligan, por jo Championsin, prandaj mendoj se është më e rëndësishme”, përfundoi Dembele.

LEXO EDHE:

Back to top button