Rënie e madhe e vlerës së Sadio Mane-s në tregun e futbollistëve

Faqja e specializuar “Transfermarkt.de” ka bërë një listë të futbollistëve që kanë pasur rritje apo ulje të ndjeshme të vlerës në periudhën e kaluar, sipas paraqitjeve të tyre deri më tani këtë sezon.

Joshko Guardiol nga RB Lajpcigu, ka arritur një rekord “plus”, pasi që reprezentuesi kroat shënoi ngritje të vlerës nga 35 në 60 milionë euro.

Në kahje të kundërt, emra të njohur kanë shënuar rrënie. Forma e dobët e Sadio Mane në fanellën e Bajern Munihut i ka sjellë atij rrënie të vlerës dh tani senegalezi i vlen rreth 60 milionë euro.

Timo Verner nga RB Leipzig vlerësohet me 25 milionë euro, ndërsa Anzhelinjo nga Hoffenheim 20 milionë euro. Një rritje ka shënuar edhe Xhud Bellingam, i cili tani vlen pak më shumë se 90 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button