Dembele sjell një fitore të madhe për Barcelonën

Barcelona ka arritur të mposht Real Valladolidin me rezultat minimal 1:0 dhe me tri pikë të reja të afrohet në një pikë liderit aktual Atletiko Madridit. Pavarësisht që mysafirët ishin me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 79-të, Barcelona siguroi fitoren një minutë para se të përfundonte koha e rregullt. Katalunasit dominuan nga minuta e parë, por ishin të pafat para golit duke mos arritur të shënojnë në portën e Valladolidit në pjesën e parë.

 

 

 

Nga ana tjetër edhe Valladolid kishte disa mundësi, por Ter Stegen u gjend gjithmonë në vendin e duhur. 10 minuta para fundit, Plano u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj Dembeles. Francezi përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe realizoi në mënyrën më të mirë për t’i siguruar fitoren katalunasve në një minutë para skadimit të kohës së rregullt të takimit në “Kamp Nou”.

Pas kësaj fitore, Barcelona renditët në pozitën e dytë me 65 pikë, një me pak se Atletiko Madridi, derisa Valladolid në vendin e 16-të me 27 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button