Është në pyetje figura e nënës së tyre, Princ William dhe Harry janë gati të lënë pas zënkat

Princ Harry dhe Princ William kanë vendosur të lënë pas gjithë hatërmbetjet për një arsye shumë të fortë. Dy vëllezërit duhet të firmosin për dizajnin e statujës së princeshë Dianës, që do të zbulohet në Pallatin Mbretëror këtë verë.

Sipas “The Sun” mbetet ende në pikëpyetje nëse dy vëllezërit do të jenë bashkë për zbulimin e statujës. Megjithatë thuhet se William dhe Harry janë të vendosur se nuk do të lejojnë që problemet e tyre personale të ndërhyjnë në qëllimin për nderimin e figurës së nënës së tyre.

“Ajo duhet të miratohet nga William dhe Harry, kaq gjë di. E di se skulptori Ian Rank Broadley ka punuar shumë afër me djemtë dhe mendoj se do të jetë e mrekullueshme”, ka thënë një burim.

“The Sun” gjithashtu raporton se kushërira e vëllezërve Zara Tindall dhe bashkëshorti i saj, Mike Tindall, kanë luajtur rolin e ndërmjetësuesit mes William-t dhe Harry-t.

Marrëdhënia mes dy vëllezërve është krisur akoma më shumë pas intervistës shokuese të Harry-t dhe Meghan-it për Oprah Winfrey. Thuhet se dy vëllezërit kanë komunikuar me njëri-tjetrin pas kësaj interviste, por pa produktivitet.

“Unë nuk po përpiqem të jap lajme, por unë i telefonova ata për të parë se si ndihen dhe është e vërtetë, Harry ka folur me vëllain e tij dhe me babanë gjithashtu. Mua më thanë se këto biseda nuk ishin produktive, por ata janë të lumtur që të paktën kanë nisur të flasin”, tregoi disa javë më parë një mikeshë e Meghan Markle.

LEXO EDHE:

Back to top button