Dembo Darboe, sjell përfitime shtesë për FC Shkupin

Ish-Sulmuesi i Shkupit, Dembo Darboe, është futbollist i ri I i skuadrës “Al-Nasr” në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Golashënuesi më i mirë i FC Shkupit në dy sezone, u transferua në janar të vitit të kaluar në Bjellorusi te skuadra “Shaktjor Soligorsk” për 700 mijë euro, ndërsa këtë verë u largua nga kjo skuadër, për tu transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, për një vlerë që kap shifrat prej 1.5 milionë euro.

Në këtë lëvizje të futbollistit nga Gambia drejt Emiratet e Bashkuara Arabe është gëzuar edhe FC Shkupi që posedon një pjesë të përqindjes nga shitja e dytë.

FC Shkupi posedon 25% të të drejtave të futbollistit, andaj nga ky transferim do të përfitojnë rreth 375 mijë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button