Shkëndija do të ketë përkrahjen e tifozëve edhe në Suedi

Skuadra e Shkëndijës, të enjten do të përballet me skuadrën e AIK-ut në Suedi, në takimin e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës. Skuadra kuqezi ka dalur me një njoftim për tifozët e saj që do të udhëtojnë drejt Suedisë.

Njoftimi i Shkëndijës

“Njoftohen të gjithë tifozët kuqezi që planifikojnë të jenë të pranishëm në ndeshjen AIK Stockholm – Shkëndija se për tifozët e Shkëndijës do të jetë e hapur tribuna mysafire që gjendet në pjesën juglindore të stadiumit, respektivisht sektorët 106-103 të stadiumit “Friends Arena”.

Për sektorin mysafir të stadiumit do të jenë në dispozicion gjithsej 600 bileta, ndërsa çmimi i biletave për tifozët mysafirë është 149 Krona suedeze, respektivisht 14.35 euro.

 

 

Ndeshja AIK Stockholm – Shkëndija do të zhvillohet ditën e enjte me fillim në orën 19:00, në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm.

LEXO EDHE:

Back to top button