Demostratat në Suedi, dyshohet se gazetari i afërt me Putinin pagoi djegien Kuranit

Demostratat në Suedi, dyshohet se gazetari i afërt me Putinin pagoi djegien Kuranit

Djegia e fundit e Kuranit në Stokholm dhe Kopenhagë mund të rrezikojë shumë përpjekjet e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n. Sipas raportimeve, “operacioni” u organizua nga një gazetar i ekstremit të djathtë me lidhje me një kanal televiziv të mbështetur nga Kremlini.

Chang Frick dyshohet se i ka paguar Rasmus Paludan vetëm 320 korona suedeze (28.60 euro) për të marrë një leje për demonstratën pranë ambasadës turke në Stokholm.

Gazetari Chang Frik (majtas) thuhet se ka paguar 320 korona suedeze për lejen për të mbajtur demonstratën pranë ambasadës turke në Stokholm. Rasmus Ramudan pretendon se ai i kërkoi atij të digjte Kuranin.

Televizioni suedez raportoi se Frick i kërkoi një faqe interneti nacionaliste “ta vinte në kontakt me dikë që mund të digjte Kuranin”.

Frick, 39 vjeç, është fotografuar në rrjetet sociale i veshur me një bluzë me imazhin e Vladimir Putin. Ka dyshime se ai mund të ketë organizuar “operacionin” e djegies së Kuranit të shtunën e kaluar me urdhër të Kremlinit. Moska, nga ana e saj, mohon çdo përfshirje.

Protesta para ambasadës u drejtua nga Rasmus Palundan, një politikan i krahut të djathtë suedez-danez dhe ekstremist anti-islamik.

Në një fjalim, Paludan sulmoi hapur Islamin dhe emigracionin në Suedi dhe më pas i vuri zjarrin Kuranit. “Nëse mendoni se nuk duhet të ketë liri të shprehjes, duhet të jetoni diku tjetër.” i tha ai turmës.

Paludan më vonë konfirmoi për mediat se kishte udhëtuar në Stokholm posaçërisht për protestën dhe se ideja për të djegur Kuranin ishte sugjeruar nga Frick. Zëvendës udhëheqësi i Demokratëve Suedezë, Henrik Vinge, tha për mediat lokale se partia nuk ishte e përfshirë në veprimin e Palundan.

Pas incidentit, Turqia anuloi një vizitë në Ankara të Pal Jansson, ministri suedez i mbrojtjes, dhe kërcënoi se do të bllokonte anëtarësimin e vendit në NATO./abcnews.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button