2 sulme në 24 orë| Një 13-vjeçar hap zjarr në Jerusalem, 2 të plagosur

2 sulme në 24 orë| Një 13-vjeçar hap zjarr në Jerusalem, 2 të plagosur

Dy persona u plagosën në një sulm terrorist në zonën arkeologjike të qytetit të Davidit në Jerusalem.

Bëhet fjalë për sulmin e dytë brenda 24 orësh.

Sipas policisë izraelite sulmuesi dyshohet se është një 13-vjeçar, banor i Jeruzalemit lindor.

Ai u qëllua në mënyrë që të ndalohej dhe më pas mori përkujdesjen mjekësore në ambulancë.

Si pasojë e të shtënave, babë e bir, kanë marrë plagë me armë zjarri në gjymtyrët e sipërme.

Forcat e policisë Shin Bet mbërritën në vendngjarje brenda pak minutash për shkak të vigjilencës së shtuar të policisë pas sulmit të djeshëm përpara një sinagoge në Jerusalemin lindor./euronews.al/

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button