Dëmtohet kutia e rrymës në spitalin modular të Prilepit

Persona të panjohur me një mjet metalik e kanë hapur dhe dëmtuar kutinë elektrike të spitalit modular në Prilep ku aktualisht janë 17 pacientë. Sigurimi i spitalit ka vërejtur re paneli elektrik nga jashtë ishte hapur me forcë, pas çka ata menjëherë e thirrën policinë. Ministria e Shëndetësisë informon se jeta e pacientëve nuk do të rrezikohej sepse pajisjet në spital nuk furnizohen me energji elektrike përmes këtij paneli të jashtëm. Ministria e Brendshme për Alsat tha se rasti është paraqitur dhe se shërbimet po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.

LEXO EDHE:

Back to top button