Dendias: Greqia e gatshme për dialog me Turqinë

Sanksionet e SHBA kundër Turqisë nuk kishin për qëllim të ndëshkonin sjelljen e saj, por një shenjë se Ankaraja e ka tepruar me blerjen e raketave ruse S-400 dhe sjelljen e saj në rajonin e Mesdheut Lindor, deklaroi dje ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Duke ju drejtuar Konferencës së 2-të në internet për Europën Juglindore dhe Lindjes së Mesme, të organizuar nga Forumi Ekonomik i Delphit, Dendias gjithashtu i bëri thirrje Turqisë të lejojë një periudhë paqësore dhe pohoi se Greqia është gjithmonë e gatshme të marrë pjesë në dialog konstruktiv për sa kohë që Turqia ndalon sjelljen agresive.

Dendias theksoi se partnerët europianë të Greqisë mund të përcjellin mesazhe më të qarta, por BE e sheh qëndrimin e Turqisë si një problem europian sesa një problem mes dy vendeve.

”Do të ishte e preferueshme që Turqia të mbetej në Perëndim”, tha Dendias duke shtuar se ”ajo duhet të kuptojë se cilët janë kufijtë”.

”Sanksionet ndihmojnë në sqarimin e këtyre kufijve dhe ndihmojnë Turqinë të mbetet brenda aleancës perëndimore”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button