Dënimi, 58 mijë euro gjobë dhe dy ndeshje evropiane pa tifozë

Skuadra e Llapit nuk ka shpëtuar pa dënime pas ndeshjes ndaj Buduçnostit, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës. Ndonëse podujevasit u eliminuan nga raundi i parë, mbi supet e tyre do të rëndojë një gjobë prej 58 mijë euro dënim (50 mijë për koret e cilësuara raciste të tifozëve dhe 8 mijë të tjera për bllokimin e rrugëve afër stadiumit).

Në dy ndeshjet e ardhshme evropiane skuadra e Tahir Batatinës do të detyrohet ta luajë pa tifozë dhe ta shpalosë banerin “No To Racism” me logon e UEFA.

Në këtë ndeshje Llapi pati përkrahjen e shumë tifozerive shqiptare, por nuk ia arriti dot ta kalonte këtë raund. Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 4-2 në favor të Buduçnostit.

LEXO EDHE:

Back to top button