​Shqipëri, sot votohen ndryshimet në qeveri

​Shqipëri, sot votohen ndryshimet në qeveri

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot pasdite në seancë të jashtëzakonshme për të votuar ndryshimet e fundit në Qeverinë Rama.

Deputetët janë thirrur për të votuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvëndëskryeministrit dhe ministrit për Rindërtimin si dhe emërimin e Belinda Ballukut si numri dy i qeverisë.

Gjithashtu do të votohet dekreti për emërimin e Majlinda Dhukës në krye të ministrisë së re të Shtetit ngritur për integrimin.

Pas njoftimit nga Kuvendi për seancën e jashtëzakonshme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj paraqiti kërkesë për debat në seancë.

Alibeaj thekson se “Rama i trembet debatit, dhe përballjes me faktet, që tregojnë se ai është shkaktar i varfërisë dhe korrupsionit në vend”.

Ndërkohë, po sot pasdite zhvillohet një tubim i thirrur nga mazhoranca për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, por edhe hapjen e negociatave.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button