Drita kërkon rezultat pozitiv ndaj Antverp-it belg

Skuadra e Dritës sonte do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të kualifikueseve për Ligën e  Konferencës.

‘Intelektualët’ luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kundër skuadrës belge Antverp, për të përcaktuar skuadrën që shkon tutje në garat evropiane.

Drita regjistroi një paraqitje të mirë në përballjen e parë me skuadrën e Antverpenit, duke luajtur baras pa gola.

Tani, përmes ndeshjes para tifozëve të saj, Drita synon të bëjë befasinë dhe të shkoj në raundin e radhës. Ndeshja mes Dritës dhe Antverpenit, do të nis në orën 20:00.

LEXO EDHE:

Back to top button