Dënohet shoferi i cili shkaktoi aksidentin ku vdiq 17-vjeçarja nga Kumanova

Shoferi i cili shkaktoi aksidentin në të cilin humbi jetën 17 vjeçarja Jelena Filipoviq nga Kumanova është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg.

Në janar të vitit të kaluar, ajo ishte në makinën e 20-vjeçarit, i cili kishte qenë në gjendje të dehur dhe nën efekt të drogës. Vetura e tij doli nga rruga për në Kumanovë afër Milladinovcit.

Pas tragjedisë, personazhi i Jelenës ishte pjesë e fushatës “Shpëto jetën dikujt”, me mesazhin “Isha duke vozitur i dehur dhe i droguar…e vrava Jelenën”.

Shoferit gjithashtu i është shqiptuar ndalesë për vozitje të makinës në pesë vitet e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button