“Disa persona kanë frikë nga mesazhet e Boki 13”

Bojan Jovanovski – Boki 13 sot në Gjykatën Penale tha se një pjesë e informacionit që ka pasur në telefonin e tij, nuk është në diskun që ka marrë nga Ministria e Brendshme. Këtë e ka konfirmuar në gjykatë një ekspert kompjuteri i angazhuar nga mbrojtja. Avokati i Boki13, Sashko Dukovski, tha se disa persona kanë frikë nga mesazhet që Boki 13 i kishte në telefonin e tij.

“Nëse pretendimet tona vërtetohen, dikush nga atje do të mbajë përgjegjësi. Gjykata këtu mund të mos jetë fare fajtore sepse gjykata po luan një lloj transmisioni dhe këtë e siguron Ministria e Brendshme. Por kujdes, e gjithë dosja është rreth mijëra, diku rreth 200,000 mesazhe Whatsapp. Ato janë fshirë nga hard-disku. Janë zhdukur. Ku janë? Si do ta përcaktojmë gjendjen faktike në këtë lëndë?”, deklaroi Sashko Dukovski, avokat.

LEXO EDHE:

Back to top button