Denver Nagets shfrytëzon terrenin vendas dhe mund L.A.Lejkers

Skuadra e Denverit fitoi 132-126 ndaj Los Anxhele Lejkers në finalen e parë të Konferencës së Perëndimit, duke udhëhequr 1-0 serinë. Një sfidë e jashtëzakonshme, mjaft e bukur dhe emocionuese mes dy skuadrave më të mira në këtë kah të NBA-së, që dueluan deri në fund.

Një ndeshje ku kolektiviteti i Denverit bëri diferencën në fushë, me gjashtë lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Nikola Jokiç ishte protagonist me një “triple double”, me 34 pikë, 21 kërcime e 14 asiste, mbështetur edhe nga Xhamall Marej me 31 pikë e Poup me 21 pikë.

Më efikas në radhët e mysafirëve ishte Entoni Dejvis me 40 pikë e 10 kërcime, ndërsa LeBron Xhejms shënoi 26 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Edhe ndeshja e dytë do të luhet në fushën e Denverit.

NBA-Konf.Lindje, Finale

Boston – Miami

NBA-Konf.Perëndim, Finale

Denver – Lakers, 132-126 (1-0)

LEXO EDHE:

Back to top button