Ualker: Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ne

Në konferencën për shtyp para gjysmëfinales së kthimit të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, përkrah Guardiolës doli edhe mbrojtësi anësor Ualker.

“Unë jam 32 vjeç, por jo i vjetër. Ndihem ende shumë mirë, në formë, përveç dëmtimit në ijë para Botërorit. E kam mbajtur veten në formë të mirë, kujdesem për veten jashtë fushës. Punoj në palestër, pastaj falënderoj prindërit e mi dhe gjenetikën e tyre”.

 

Lufta në Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve

 

“Në Ligën e Kampionëve po bëjmë mirë, ndërsa në Premier Ligë kemi pasur një hendek të madh me kreun, që arritëm ta zvogëlojmë”.

 

Dueli kundër Vinicius Jr.

 

“Unë e marr atë si çdo lojtar tjetër, me shumë respekt, ashtu si Mbappe në Kupën e Botës. Jepjuni atyre respektin që meritojnë. Unë përfaqësoj Man. Sitin dhe ambicia është e madhe. Nëse nuk keni përgatitje për të konkurruar kundër këtyre lojtarëve kryesorë, nuk duhet të jeni këtu. Unë nuk mendoj se bëhet fjalë vetëm për A dhe B, është një lojë ekipore. Është një betejë personale, kundër një prej më të mirëve në botë. Jam përballur me shumë që kanë qenë po aq të mirë sa ai. Do të jetë një betejë e madhe për ta markuar…”

 

Mundësi e artë për Manchester City

 

“Ky grup është mjaft i mirë, kemi kaluar situata shumë të vështira. Kemi pasur momente të vështira, por edhe të mira, kjo është ‘qershia mbi tortë’. Ne mund t’i fusim emrat tanë në librat e historisë, do të mundohemi deri në fund”.

 

Rreth Real Madridit

 

“Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ne. E dimë se finalja na pret, është një javë e madhe për Man. Sitin. E kemi vënë veten në një pozicion të mirë krahasuar me dy muaj më parë. Luajmë në ‘Etihad’ me barazimin 1-1, jemi më se të sigurt…”

 

LEXO EDHE:

Back to top button