Denveri rikthehet në kreun e Perëndimit, fitojnë Golden Stejt dhe Lejkers

Kreu i renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA ndryshon ditë pas dite dhe sot komandon Denverи, që fitoi 110-105 ndaj San Antonioс. Nikola Jokiз me 42 pikë e 16 књрциме ishte lider në fushë për kampionët. Fitore të rëndësishme korri ekipi i Los Anxhelos Lejkers, që mundi 128-111 Toronton jashtë fushe. Rasell me 25 pikë, LeBron me 23 e Dejvis me 21 pikë ishte një trio që bëri diferencën në fushë për kalifornianët, që kanë fituar 7 nga 10 takimet e fundit në NBA.

Zhgënjen ekipi i Milluokit, që u mund 117-113 nga Uashingtoni. Antetokounmpo realizoi një “triple double” me 35 pikë, 15 kërcime dhe 10 asiste), por që s’mjaftuan për fitore. Kispert me 27 pikë ishte më i miri për Uashingtonin.

Fitore të rëndësishme korri Golden Stejti, që falë 23 pikëve të Uigins mundi 104-100 Dallasin (Donçiç realizoi 30 pikë, 12 kërcime e 11 asiste).

Fiton edhe Minnesota, pran rezultatit 113-106 ndaj Hjustonit, ndeshje ku u dallua Reid me 25 pikë.

 NBA-Rezultatet

Toronto – Lejkers, 111-128

Uashington – Milluoki, 117-113

Majami – Nju Jork, 109-99

Filadelfia – Oklahoma, 109-105

Minesota – Hjuston, 113-106

Denveri – San Antonio, 110-105

Juta Xhaz – Klivlendi, 113-129

Golden Stejt – Dallasi, 104-100

Sakramento – L. A. Klipers, 109-95

 

LEXO EDHE:

Back to top button