Deponia në Rusino përsëri përfshihet nga flakët

Disa ditë pas marrëveshjes mes komunave dhe Këshillit protestues “Stop Rusino”, deponia, sërish në flakë. Nga Komuna e Gostivarit e cila edhe ka për obligim mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj deponisë, thonë se, zjarri po vihet me qëllim, ndërsa thonë se policia se nuk gjen zjarrvënësit.

Gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur tendenca nga faktori njeri që kjo punë të del jashtë kontrollit dhe ja po përsëritet shpesh. Mendojmë që faktori njeri luan rol në këto zjarre të cilat ndodhi, sidomos në këtë periudhë kur temperaturat janë të ulëta dhe kur mundësia për tu ndezur vetë është shumë e vogël. Kjo ndodh shumë shpesh dhe ende nuk kemi asnjë rezultat nga padia e bërë – deklaroi Valbon Limani, Komuna e Gostivarit.

Fatbi Iljazi nga këshilli protestues “Stop Rusino” paralajmëron protesta të reja dhe padi ndaj Institucioneve kompetente.

Besoj se janë të ndërgjegjshëm dhe e dinë se me Ligj me të drejtë e kemi që gjithë ne të kemi ajër të pastër dhe fundja, nëse ata nuk i respektojnë do nis i pari unë që do iu bëj padi personale gjithë atyre për ndotje të ajrit tim personal, familjes time, rrethit e shoqërisë. Atje lartë nuk punohet asgjë – tha Fatbi Iljazi, Stop Rusino.

Ministria e ekologjisë ka premtuar se brenda pesë vitesh deponia në Rusino do të mbyllet dhe do të gjendet një lokacion tjetër larg vendbanimeve.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button