Depresioni, studimi i ri zbulon shkaqet biologjike

Depresioni, studimi i ri zbulon shkaqet biologjike

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, depresioni është shkaku kryesor i paaftësisë në mbarë botën megjithatë, nuk ishte e qartë deri më tani se cili ishte shkaku themelor biologjik.

Ky studim i ri, i publikuar në Science ka zbuluar informacione të reja që mund të ofrojnë një kuptim më të madh të shkaqeve të depresionit dhe mund të çojnë në trajtime të reja për sëmundjen.

Sipas studiuesve që kanë kryer studimin, zhvillimi i disa çrregullimeve të humorit si depresioni i madh dhe ankthi mund të jetë pasojë e glicinës. Glicina është një aminoacid i zakonshëm që dërgon një sinjal “ngadalësues” në tru.

Glicina ofrohet në formën e një suplementi dietik me qëllim përmirësimin e humorit dhe veprimin kundër plakjes, por disa studime e kanë lidhur atë me rritjen e kancerit të prostatës.

Në disa raste aminoacidi u dërgon sinjale qelizave për të ngadalësuar, në raste të tjera për të ngacmuar do të nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar ekuilibrin e duhur të receptorëve mGlyR dhe se si preken qelizat e trurit.

Megjithatë, glicina mund të jetë një trajtim i ri për depresionin dhe shkencëtarët po punojnë për ta zhvilluar atë.

Siç është raportuar nga neuroshkencëtari Kirill Martemyanov nga departamenti i neuroshkencës në Institutin Jupiter, ky zbulim është vendimtar për zhvillimin e terapive të reja, por paralajmëron se do të duhet ende kohë përpara se ato të testohen te njerëzit. Deri më sot, në fakt, eksperimenti është bërë vetëm në minj.

Kuptimi i shkaqeve biologjike të depresionit mund të ndihmojë në zhvillimin e ilaçeve të reja për të trajtuar çrregullimet e humorit si ankthi dhe depresioni.

LEXO EDHE:

Back to top button