Reali nis ofertën e parë te Dortmundi për Xhud Belingamin

Real Madridi është gati të fillojë zyrtarisht bisedimet e transferimit me Borusia Dortmundin për objektivin e tyre kyç, Xhud Bellingam. “Los Blancos” konsiderohen si favoritët për të nënshkruar me anglezin këtë verë pas tërheqjes së Liverpullit nga gara për transferimin e 19-vjeçarit

Pavarësisht përpjekjeve të Dortmundit për të siguruar një zgjatje të kontratës për mesfushorin e tyre, ai tani duket i vendosur të largohet nga “Signal Iduna Park”. Real Madridi është i përgatitur të ndjekë një model të ngjashëm me nënshkrimin e tyre me Aurelien Tçouameni nga Monako në vitin 2022, duke dërguar personalisht zyrtarë në Gjermani për të nënvizuar angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes.

Sipas raportimeve nga mediumi “Diario AS”, Bellingham ka treguar se zgjedhja e tij është t’i bashkohet Real Madridit, pasi negociatat kalojnë në fazën tjetër. Real Madridi nuk është aktualisht i gatshëm të përputhet me çmimin e kërkuar prej 150 milionë eurosh të Dortmundit, si pjesë e bisedimeve.

Kështu, drejtuesit e klubit mbretëror kanë vendosur një ofertë fillestare rekord klubi prej 120 milionë eurosh, dhe ata potencialisht do të largohen nëse kjo nuk pranohet.

LEXO EDHE:

Back to top button