Deputetët bullgar debatojnë për votëbesim e Qeverisë, protesta edhe para shtëpisë së Petkovit

Deputetët bullgar debatojnë për votëbesimin e Qeverisë, protesta edhe para shtëpisë së Petkovit

Në Kuvendin e Bullgarisë sot fillon debati për votëbesimin ndaj Qeverisë së kryeministrit Kiril Petkov. Mocioni i mosbesimit u paraqit nga GERB për “dështimin e qeverisë në fushën e financave publike dhe politikës ekonomike”.

Në ndërkohë dy bashkëkryetarët e partisë bullgare VMRO, Angel Xhambaski dhe Aleksandar Sidi së bashku me disa simpatizues të partisë, bllokuan daljen nga ndërtesa ku jeton Petkov.

Në një postim në Facebook, Dzambasski tha se ai dhe kolegët e tij dëshirtojnë të bisedojnë me kryeministrin Petkov dhe të dëgjojnë qëndrimin e tij mbi një propozim francez.

Për sot pasdite diku rreth orës 18:00 është paralajmëruar një tjetër tubim në mbështetje të qeverisë bullgare, ku pritet të paraqitet me  fjalim edhe Petkov, si dhe ministrat e koalicionit qeverisës dhe partisë më të madhe “Ndryshimet vazhdojnë”.

LEXO EDHE:

Back to top button