Deputetët e VMRO-së mbështesin Mickoskin: Nisma për kongres i shërben Zaevit

VMRO-DPMNE-ja është e bindur se këshilli nismëtar për kongres të jashtëzakonshëm në këtë parti u shërben politikave të pushtetit. Nuk planifikojnë t’i marrin parasysh kërkesat e tyre për kongres të jashtëzakonshëm më 28 mars.

- Advertisment -

E gjithë qendra për komunikime e LSDM-së ose sido që të quhet, në këtë moment është në komunikim me 2-3 anëtarë të kësaj iniciative dhe në bazë ditore krijojnë dhe publikojnë të pavërtetë në opinion përmes mediave sociale dhe deklaratave. Të njëjtët këto që sot i shërbejnë Zaevit, në një periudhë tjetër bënin gjithçka të ndodhë përçarje në LSDM kur ishte opozitë – tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mbështetje për udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskin jep edhe grupi parlamentar i partisë. 37 deputetët e nënshkruar kërkojnë të respektohet statuti dhe të mos lejojnë keqpërdorime nga individë ose grupe të caktuara.

Deputetët i japin mbështetjen e parezervë udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të partisë që me veprime të përbashkëta dhe të koordinuara të arrijmë sa më shpejt ta mundim pushtetin aktual, i cili nuk është pjesë e zgjidhjes por e problemit të qytetarëve, veçanërisht në pjesën e ekonomisë, shëndetësorë dhe arsimit – u shpreh Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë, për këshillin nismëtar për kongres të jashtëzakonshëm, Mickoski nuk gëzon më besueshmëri të udhëheqë me partinë, pas humbjeve të njëpasnjëshme në disa zgjedhje.

Fjalori i pahijshëm i Mockoskit dhe kërcënimet që i ka drejtuar i njohin edhe qytetarët edhe ndërkombëtarët. Prandaj Mickoski është i izoluar. Prandaj Mickoski ik nga ballafaqimi me përgjegjësinë. VMRO-DPMNE-ja nuk mundet më të lejojë luksin dhe të humbasë edhe pesë cikle të tjera zgjedhore para se kërkohet llogari nga Mickoski – u shpreh Nisma për kongres të jashtëzakonshëm në VMRO-DPMNE.

Sipas statutit të partisë, vendimi për kongres të jashtëzakonshëm merret me 2/3 e votave të Komitetit qendror të partisë, por, kohë më parë, Komiteti e hodhi poshtë nismën. Në takimin e fundit u vendos për kongres të rregullt të partisë më të madhe opozitare, në fund të nëntorit.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button