Meta për arrestimin e gjyqtares: Ata që shkelin Kushtetutën do të ndëshkohen

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nga Vlora ka reaguar për arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Ai u shpreh se për të është shumë e rëndësishme që çdokush që shkel Kushtetutën dhe abuzon me detyrën do të ndëshkohet.

- Advertisment -

“Për mua është shumë e rëndësishme që çdokush që shkel Kushtetutën dhe abuzon me detyrën do të ndëshkohet. Kjo nuk ka nevojë për drejtësi me regji sepse ka kohë që janë provat edhe për gjyqtarë të tjerë të funksionit të lartë. Nuk jam këtu për t’u marrë me hallet që ka mazhoranca, sepse nuk i zgjidh do të unë. Unë jam këtu për të kontribuar në këtë fushatë për dhurimin e gjakut për ata që vuajnë nga talasemia. Jam në këtë detyrë për të mbrojtur kushtetutën dhe pluralizmin politik, si dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kush ka shqetësim nga angazhimi im që u kujtoj shqiptarëve që fuqia e tyre është vota e tyre, dhe askush nuk mund të ankohet për demokraci nëse nuk merr pjesë në zgjedhje dhe nuk e shpreh vullnetin e tij larg çdo forme intimidimi. Kjo është detyra ime. 25 prilli është një ditë e rëndësishme e afirmimit të lirisë”, tha Meta.

LEXO EDHE:

Back to top button