Deputetët miratuan ligjin për financimin e partive, analistët kritikojnë veprimin e tyre

Deputetët gjetën recetën për zhbllokimin e kuvendit jofunksional. Gjatë fundjavës, larg vëmendjes së publikut, deputetët vendosën përmes ndryshimeve ligjore të marrin përsëri disa nga paratë që Qeveria kishte vendosur më parë të rialokonte për të luftuar pandeminë. Bëhet fjalë për katër milion euro para që partitë politike marrin çdo vit nga buxheti. Përmes ndryshimeve në ligjin për financimin e partive politike, deputetët votuan unanimisht se duhet të bëhet kthimi prej 70 për qind ose rreth tre milion euro të kthehen në arkat e partisë. Analistët kritikojnë kulturën politike të të gjitha partive.

Ministria e Drejtësisë nuk iu përgjigj në pyetjet e Alsat për arsyen e ndryshimeve urgjente në ligjin për financimin e partive, por vetëm tregoi se fondet e subjekteve politike që ata marrin nga shteti janë zvogëluar.

Në vend të 0.15% të të ardhurave burimore të buxhetit, parashikohet ulje prej 30% krahasuar me mjetet e paguara për vitin 2019, dhe me ndryshimet kjo përqindje tani do të jetë 0.105% e të ardhurave burimore të buxhetit – thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Ndryshe, periudhën e fundit, deputetët kanë akuzuar njëri-tjetrin për pengimin e punës së kuvendit. Qeveria fajësoi për mijëra amendamentet kurse opozita akuzoi se qeveria nuk u përpoq të arrijë marrëveshje me ta dhe për këtë arsye nuk ka asnjë mbështetje në miratimin e ligjeve. Por, për këtë ligj me të cilin marrin para shtetërore, deputetët nuk gjetën ndonjë kundërshtim ndaj njëri-tjetrit dhe i kthyen paratë e shtetit me shumë lehtësi. Ky ligj u miratua në procedurë të shkurtuar në të njëjtën ditë kur u votua mbështetja financiare e kategorive të rrezikuara të qytetarëve me 6000 denarë.

Ile Petrevski

 

LEXO EDHE:

Back to top button