Deputeti i partisë së Vuçiqit nuk i beson kryeministres së Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka deklaruar ditë më parë se kompanisë anglo-australiane, Rio Tinto, do t’i revokohej leja për nxjerrjen e litiumit në Jadra.

Duke komentuar deklaratën e kryeministres serbe se qeveria së shpejti do ta ndërpresë kontratën me kompaninë, deputeti i partisë së Aleksandar Vuçiq, SNS, Jugoviq tha se nuk i beson kreut të qeverisë serbe.

“Kam besim tek anëtarësia dhe mbështetësit e SNS-së. Shumica dërrmuese prej nesh janë në favor të ndalimit të shfrytëzimit të litiumit me ligj. Ky problem mund të zgjidhet menjëherë, nëse propozues është Qeveria e Republikës së Serbisë. Askujt në mendje nuk e ka të qartë se pse po shqetësohet kryeministrja. Litiumi është temë e të gjitha temave”, thekson ai dhe shton se qytetarët e Serbisë nuk do t’i paguajnë askujt dëmshpërblim nëse zgjidhet kontrata, raporton nova.rs.

“Do të formohen komisionet hetimore dhe do të marrin përgjegjësi për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë në 15 vitet e fundit. Ne kemi më shumë për të cilët Serbia është nënë sesa për individë për të cilët Serbia është shtet rezervë. Ne si komb do ta zgjidhim këtë problem më së voni në muajin mars. Në fillim të seancave të rregullta të Kuvendit, do të dërgoj propozimin për Ligjin për ndalimin e shfrytëzimit të litiumit dhe do të kërkoj që të vihet në rend dite përkrahja”, përfundoi ai.

Ndryshe, Ligji për Shpronësim për momentin është larguar nga kuvendi, por kompania po vazhdon me blerjen e pronave për shpronësim.

LEXO EDHE:

Back to top button