Derbi në Dortmund, Klub Brizh sfidon Benfikën

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të para të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes të Borussia Dortmundit dhe Çellsit, që zhvillohet në “Signal Iduna Park”, me “Blutë” që janë skuadra më e përforcuar nga afati i janarit dhe kanë kontigjent të madh lojtarësh.

Përballja tjetër është ajo në mes të Klub Brizhit dhe Benfika-s, që luhet në “Jan Breydel Stadion”.

Ditë më parë Bajern Munihu ia doli ta dominonte Paris Sen Zhermenin në “Parc des Princes”, duke marrë një fitore 1-0 në udhëtim, e që në ndeshjen e dytë do ta ketë më lehtë.

Fitore të madhe mori edhe Milani, që në “San Siro” mposhti Totenham Hotspurin me golin e Brahim Diaz, duke shkuar në Londër me epërsinë 1-0.

LEXO EDHE:

Back to top button