Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 41 mijë

" "

Sipas të dhënave të fundit, nga tërmeti shkatërrues në Turqi kanë humbur jetën 35.418 persona dhe në Siri të paktën 5.800 persona. Pothuajse 100,000 u plagosën.

Tërmeti preku 13 milionë njerëz, duke përfshirë rreth 7 milionë fëmijë. Më shumë se 200,000 njerëz po marrin pjesë në kërkim-shpëtim.

Rreth 20 mijë të lënduar po marrin trajtim spitalor. Në dhjetë provinca turke, së bashku me përpjekjet e shpëtimit, ndërtesat e dëmtuara po shkatërrohen qëllimisht dhe po pastrohen rrënojat.

Ndërkohë “mrekullitë” vazhdojnë edhe në ditën e dhjetë të tërmetit. TRT raportoi mëngjesin e sotëm se shtatëdhjetë e shtatë vjeçarja Fatma Gungor u nxor nga rrënojat 212 orë pas tërmetit shkatërrues. Ajo u shpëtua nga Adiyaman.

LEXO EDHE:

Back to top button