Deri të premten diell, gjatë vikendit reshje shiu

Deri të premten moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Në fushëgropa dhe përgjatë lumenjve gjatë mëngjesit do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta, njoftojnë nga Enti hidrometeorologjik.

Të shtunën priten reshje të përkohshme të shiut, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa të dielën bashkë me reshjet e shiut do të fryj dhe erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë. Temperaturat ditore prej të dielës do të jenë më të ulëta.

LEXO EDHE:

Back to top button