Kampioni aktual i Evropës, Çellsi pritet që ta rikthejë mesfushorin spanjoll Saul Niguez te skuadra e tij Atletiko Madrid në këtë afat kalimtar të transferimeve në janar.
Saul ka dështuar që të adaptohet me lojën në Premier Ligën angleze, dhe tani trajneri Tomas Tushel thuhet se nuk do të llogarisë në shërbimet e tij. Mesfushori spanjoll kaloi te Çellsi në formë huazimi nga Atletiko Madridi në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve gjatë verës.
Që nga kalimi në “Stemford Brixh”, Saul ka arritur të bëjë vetëm tetë paraqitje për “Blutë” e Londrës, duke regjistruar vetëm një asistim mbi emrin e tij dhe duke zhvilluar vetëm 47 minuta në Premierligë. Spanjolli zhvilloi një pjesë të ndeshjes ndaj Aston Villës dhe dy minuta ndaj Njukasëllit.








