Dështon ndërtimi i Aeroportit Kargo në Shtip, mjetet u ndahen komunave

Qeveria bëri të ditur detajet nga vendimi për shpërndarjen e parave nga koncesioneri TAV të cilat ishin të destinuara për ndërtimin e Aeroportit Kargo në Shtip. Me 35 milion euro nga projekti i cili në tërësi ka kapur shifrën prej 50 milion eurosh, Qeveria vendosi të investojë në 99 projekte infrastrukturore në 75 komuna. Në Ohër do të riparohet bregu i liqenit, në Kërçovë do të ndërtohet Qendër për qentë endacakë, në Shuto Orizare do të ndërtohet kanalizim atmosferik, në Strugë do të riparohen disa rrugë, në ÇAIR do të riparohet rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve, dhe të tjera. Vendimi për shpërndarjen e mjeteve është sjell pas analizës se nuk ka leverdi ekonomike për Aeroport kargo në Shtip.

Qyteti i Shkupit nga këto mjete do të ketë në dispozicion gjithsej 6 milion euro për realizimin e dy projekteve të mëdha edhe atë projektin për ndërtimin rrugor në Momin Potok dhe projektin për ndërtimin e urës në lagjen Karposh. Projekte janë paraparë të realizohen edhe në komuna të tjera që janë në kuadër të qytetit të Shkupit si Komuna e Sarajit, Butelit, Karposhit, etj. Nga mbi 1 milion euro do t’u ndahen edhe komunave; Tetovë, Shuto Orizare, Kërçovë, Shtip, Çair, Strumicë, Strugë, për projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.”-tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë .

LEXO EDHE:

Back to top button