Dështon përpjekja e 9-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës – Albulena Haxhiu i merr vetëm 55 vota!
Dështon përpjekja e 9-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës - Albulena Haxhiu i merr vetëm 55 vota!

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të nëntë.
Kryesuesi i seancë, Avni Dehari, propozoi që të votohet në mënyrë të fshehtë kandidatja për kryeparlamentare Albulena Haxhiu.
Por propozimi nuk kaloi, duke sjellë dështimin e radhës të seancës.
LDK, PDK dhe AAK, deklaruan se nuk mund të ndërrohet mënyra e votimit në këtë fazë.
Seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orësh.