Despotovski, kandidat i mundshëm për kryetar të LSDM-së

Drejtori i TIRZ Jovan Despotovski njoftoi se gjatë ditës së nesërme do të publikoj nëse do të shpall kandidaturën për kryetar të ri të LSDM-së. Ai tha se seriozisht mendon që të kandidohet, por megjithatë vendimin përfundimtar do ta sjell sot, pas konsultave me familjen.

“Seriozisht po mendoj, 25 vjet janë anëtar i partisë, kam kaluar shumë faza, nga niveli më i ulët deri në organet më të larta të partisë në 25 vitet e kaluara. Mendoj se kam rezultate reale në angazhimin tim, ashtu që vlerësoj se mund të ofroj një koncept të ri me të cilin jo vetëm që do të bashkohet partia por edhe shoqëria. Megjithatë vendimi nuk është i lehtë, sfida është e madhe, koha është e komplikuar, përgjegjësia është shumë e madhe, megjithatë vendimin do ta shpall nesër”, tha Despotovski.

LEXO EDHE:

Back to top button