Deti Baltik, zbulohet rrjedhja e katërt e gazit

Deti Baltik, zbulohet rrjedhja e katërt e gazit

Garda bregdetare e Suedisë ka identifikuar rrjedhjen e katërt të gazit në Detin Baltik, ka thënë një zyrtar i këtij shteti. Në këtë det kalojnë tubacionet e gazsjellësit Rrjedha Veriore, i cili çon gazin natyror nga Rusia në Gjermani. Tri rrjedhje – dy në zonën e Danimarkës dhe një në zonën e Suedisë – janë zbuluar këtë javë në dy tubacione të mëdha ruse, Rrjedha Veriore dhe Rrjedha Veriore 2. NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se rrjedhjet janë akt “sabotazhi” dhe janë zotuar se do të marrin masa për të mbrojtur infrastrukturën kritike evropiane. Asnjëri tubacion nuk ka qenë duke u përdorur në kohën e shpërthimeve të dyshuara, mirëpo ato kanë qenë të mbushura me gazin që është duke u derdhur në Detin Baltik. Rrjedhja e katërt është identifikuar në gazsjellësin Rrjedha Veriore 2, i cili gjendet në afërsi të Rrjedhës Veriore, kanë thënë zyrtarët. Ky incident ka nxitur rritjen e çmimeve të gazit natyror në Evropë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button