Detina Zalli: Vaksina shpëton jetë, është e vetmja mënyrë që na mundëson të dalim nga kjo situatë

Shkencëtarja shqiptare Detina Zalli, profesoresh në Universitetin e Oksfordit deklaron në “Programi 200”, se vaksina është ajo e cila shpëton jetë dhe për momentin është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë në të cilën gjendet bota mbarë, e shkaktuar nga Kovid-19. Sipas saj në pranverë të vitit 2021 do të jemi në një situatë shumë më të volitshme dhe atë sipas saj fal aprovimit të vaksinave.

Në ditët e sotme ka shumë informacione të gabuara rreth vaksinimit, dhe njerëzit kanë shprehur një panik total rreth vaksinave, shumë prej tyre nuk duan të vaksionohen. Do doja t’ju rikujtoja njerëzve se vaksina shpëton jetë, është e vetmja mënyrë që kemi për të dalë nga kjo situatë e Kovidit. Situata në gjithë botën tanimë është bërë alarmante, me numrat e shumta të pacientëve që po infektohen dhe fatkeqësisht po humbin jetën nga Kovid-19, prandaj vaksina është shpresa jonë. Fakti që gjithë shkencëtarët po fokusohen tek kjo gjë. Shpresoj që viti 2021 të na japë më shumë shpresë për të dalë nga kjo situatë në të cilën gjendemi tani”, deklaroi Detina Zalli, shkencëtare.

LEXO EDHE:

Back to top button