Dua Lipa në listat e më të mirëve, lë pas emrat më të njohur të muzikës

Dua Lipa ka qenë personazhi kryesor i këtij viti dhe javë pas jave është renditur në krye të listave botërore. Edhe në përfundim të 2020-tës, “Billboard” e ka përfshirë Duan në listën e këngëtarëve më të mirë të vitit.

“Billboard” ka vendosur të bëjë një përmbledhje të arritjeve të Duas për këtë vit, duke kryesuar disa nga listat më të rëndësishme. Këngëtarja u radhit numër 1 në ‘Adult Top 40 Artist’, numër 1 ‘Dance/Mix Show Airplay Artist’ dhe në  ‘Dance/Mix Show Airplay Song’.

Gjithashtu Dua është renditur e treta në listën e “Top Artist Female”, duke lënë pas emra shumë të famshëm si Ariana Grande, Halsey etj. Ndërsa në listën e “Hot 100 Artists”, këngëtarja është renditur e 5, para Drake, Harry Styles, Justin Bieber etj.

Kjo do të thotë se nuk më asnjë pikë dyshimi se ky ka qenë viti i Dua Lipës. Kulmin e suksesit për 2020-tën Dua e arriti pak javë më parë kur u mësua se së bashku me Beyoncé dhe Taylor Sëift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021.

Ajo është nominuar gjashtë herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia,  “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start noë, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.

LEXO EDHE:

Back to top button