Detina Zalli: Varianti i ri i i virusit nuk është një supervirus, por shpërndahet më shpejt

Detina Zalli, shkencëtare shqiptare që punon pranë një instituti ku po bëhen zbulimet e vaksinës kundër koronavirusit, e ftuar në emisioni “Programi 200” tha se varianti i ri i virusit, ku po flitet kaq shumë kohët e fundit, është po aq i dëmshëm sa i pari, vetëm se shpërndahet më shpejt. Ajo tha se ky virus shpërndahet rreth 50-70 më shumë, por jo më i rrezikshëm se i pari. Ajo theksoi se ky nuk është një supervirus, por mund të ketë më shumë ndikim te fëmijët.

Kemi një variant të ri të virusit, i njohur si 1.B.1.7, në gjuhën shkencore. Këto mutacione lindin ndërsa virusi përsëritet. Ky virus ka ardhur në vëmendje të shkencëtareve në dhjetor kur filloj të shfaqej më shpesh në Angli jugore, por nga të dhënat e mbledhura rezulton se ky mutacion ka qenë në qarkullim që në shtator. Ka një numër të madh të mutacioneve dhe ndryshimeve gjenetike të këtij virusi, në fakt janë plot 23 ndryshime gjenetike që ka pësuar deri më tani. Por, shumica e këtyre mutacioneve ose janë të dëmshme për virusin ose nuk kanë efekte. Ky mutacion i ri nuk do të thoja se është një supervirus, por do të thoja që ky virus shkakton të njëjtat simptoma, gjendja e pacientëve nuk ndryshon shumë, por shpërndahet shumë më shpejt se koronavirusi normal. Ky variant i ri mund të infektojë edhe më shumë fëmijët, gjithsesi fëmijët nuk janë të ndjeshëm po aq sa të rriturit dhe adoleshentët- tha ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button